Capello: Në Itali kanë kopjuar gjërat më të këqija nga futbolli i Guardiolës
Seria A këtë fundjavë sjell super ndeshjen mes Milan dhe Juventus. Kuqezinjtë duan të reagojnë pas humbjes ndaj Chelsea, ndërkohë që ekipi i Allegrit dëshiron t’i japë vazhdimësi rezultateve pozitive.
Fabio Capello, që ka qenë në pankinat e dy skuadrave të mëdha italiane, kritikon edhe fiksimin italian për të kopjuar stilin e Pep Guardiolës, por sipas tij në anët e tij më negative.
“Diferencën në futboll e bëjnë gjithmonë lojtarët. A e patë Di Marian përballë Maccabi Tel Aviv? Një lojtar klasi mund të mos bëjë shumë gjëra në fushë, por prek tre topa dhe dërgon dy herë shokët e skuadrës përpara portës kundërshtare.
Milani humbi në Londër, por ata janë një skuadër që luajnë mirë. Kuqezinjtë do të tentojnë të dominojnë ndeshjen, ndërkohë që mungesa e Di Maria-s do të ndikojë te Juventusi.
Në Itali kemi kopjuar gjërat më të këqija nga ‘Guardiolizmi’: kontrollin e topit dhe pasimet anësore. Vetë Pepi ka evoluar, ai tani luan me një qendërsulmues klasik, teksa ne i kemi hequr çdo përgjegjësi lojtarëve që duke u spostuar në krah nuk rrezikojnë më”, deklaroi Fabio Capello.
KOHA JONË SONDAZH

