Caressa analizon yjet e Napolit: Hysaj bëri një ndeshje shumë të mirë
Elseid Hysaj bëri një prezantim të shkëlqyer dje në mbrëmje në fitoren e Napolit ndaj Parmës, teksa dha artistin në golin e parë të realizuar nga Zielinski. Gazetari i njohur Fabio Caressa ka dhënë një opinion për lojën e disa prej futbollistëve të ekipit të Ancelottit.
“Ishte një provë e shkëlqyer e Napolit. Shumë mirë në disa prekje Elseid Hysaj, autor i një ndeshje shumë të mirë në fazën ofensive. Një tjetër gol i Milik nga goditja e lirë, më i miri ë këtë sezon. Adam Ounas po rritet? Po bën shumë mirë. Është shumë ndryshe nga më parë që përdorej shumë pak nga Maurizio Sarri…”, deklaroi Caressa. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

