Carlo Ancelotti: Si mund të vërshëllehet Ronaldo?

Nëse në Itali Juventus pret të shpallet kampion këtë javë, në Gjermani Bayern është shpallur një javë më parë dhe në Angli, Chelsea e ka siguruar praktikisht trofeun, në Spanjë ka ende enigma. Reali i Madridit do të kërkojë të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion deri në fund të sezonit në La Liga, por i duhet të fitojë këtë javë në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillias. Kundërshtari i radhës është shumë i vështirë për t’u kaluar dhe këtë e di mirë trajneri Carlo Ancelotti. Megjithatë trajneri italian i Los Blancos mbetet optimist se skuadra e tij do të dalë me pikë të plota nga kjo sfidë. – “Sevillan e kemi mundur dy herë gjatë këtij sezoni. Nga dy ndeshjet e fundit ndaj tyre duhet të mësojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. Duhet të japim maksimumin tonë pasi ata në shtëpinë e tyre janë një skuadër shumë e fortë. Sevilla vjen në këtë përballje nga një moment shumë i mirë forme dhe në fushë duhet të zbresë Reali i Madridit më i mirë që në fund të marrim tre pikët. Gjithsesi ne kemi nevojën dhe dëshirën për ta fituar këtë ndeshje dhe unë jam optimist se do ta arrimë një objektiv të tillë,” – thekson trajneri i Realit. Më pas Ancelotti i doli edhe njëherë tjetër në mbrojtje Cristiano Ronaldos, i cili në sfidën e fundit ndaj Almerias u fërshëllye nga një pjesë e tifozëve që ishin të pranishëm në “Santiago Bernabeu”. Italiani ndër të tjera foli edhe për gjendjen në të cilën ndodhen disa nga futbollistët e dëmtuar. – ”Cristiano ka shënuar me të vërtetë shumë golave gjatë këtyre viteve sepse është një futbollist që nuk kënaqet asnjëherë me vete, karakteri i tij ja ndalon diçka të tillë. Janë këto disa nga arsyet se përse ai ka mbajtur një nivel kaq të lartë gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk e kuptoj se si disa njerëz në Bernabeu fërshëllejnë Cristianon, Ronaldo është pa diskutim lideri i kësaj skuadre. Cila është gjendja e futbollistëve të dëmtuar? Bale është mirë, e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është i disponueshëm për ndeshjen ndaj Sevillas. Sa i përkete Benzemasë, ai mund të rikthehet në stërvitje të dielën ose të hënën shpresojmë ta kemi gati për ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Champions League”.

La Liga/ Java e 35-të

2 maj

Swiss Digital Desktop Reklama

16:00 Cordoba – Barcelona

Swiss Digital Mobile Reklama

18:00 Atletico M. – Athletic B.

20:00 Sevilla – Real M.

22:00 Deportivo – Villarreal

3 Maj

12:00 Espanyol – Rayo V.

17:00 Getafe – Granada

19:00 Valencia – Eibar

21:00 Malaga – Elche

4 Maj

20:45 Almeria – Celta Vigo

 

Klasifikimi

Barcelona         84

Real M.             82

Atlético M.        75

Valencia            69

Sevilla               69

Villarreal            53

Málaga              47

Atletiko              47

Celta de Vigo    45

Espanyol           45

Rayo V.             42

Real S.              40

Elche                 37

Getafe               36

Levante             35

Eibar                  31

Almería              31

Deportivo           29

Granada            25

Córdoba             20

 

Braida nuk e përjashton: Pogba te Barcelona

Paul Pogba është futbollisti më i kërkuar në Europë. Po ashtu është përfolur për një marrëveshje mes Juventusit dhe PSG për shumën e 80 milionë eurove, por nga Spanja kërkojnë që ky operacion të mos kryhet. Bëhet fjalë për Barcelonën, që nëpërmjet drejtorit sportiv Ariedo Braida shpreh interesin e blaugranave për francezin. – “Sigurisht që Pogba na pëlqen shumë, por vetëm kaq. Për Barcelonën do të ishte një operacion shumë i rëndësishëm dhe interesant, por ne jemi të kushtëzuar në merkato, nuk mund të bëjmë blerje deri në vitin 2016 për shkak të pezullimit të FIFA-s.” Megjithatë kjo nuk e ndalon Barcelonën në hyjë në bisedime për Pogba për vitin 2016. – “Mund të jetë një opsion, por gjithçka varet edhe nga dëshira që drejtuesve të Barcelonës dhe zgjedhjet e Luis Enriques. Unë thjesht studioj terrenin.” Nga Pogba tek Darmien i Milanin, Braida nuk i kursen elozhet për futbollistin kuqezi.

Raul: Messi, kundërshtari im më i mirë në fushë

Leo Messi është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur, thotë këtë ish- kapiteni legjendar i Los Blancos, Raul Gonzalez, i cili nuk e ka aspak problem të flasë me elozhe për lojtarin, ndoshta më të urryer për tifozerinë madrilene. – “Kam pasur fatin të luaj me Zidane, Ronaldon, Figon, Cristianon, por Messi është shumë ndryshe. Ai bën të pamundurën. Gjithçka e bën të duket më lehtë. Kur e shikon në lojë duket sikur ai po luan në rrugë me shokët. Është i pabesueshëm”.  Raul uron që Reali i Madridit këtë sezon ta mbyllë me trofe. “Është në pozicion të mirë. Në Champions do të ketë ndeshje të vështirë me Juventus, por shpresoj ta shikoj në finalen e Berlinit. Përsa i përket kampionatit, situata është më e komplikuar. Mbeten edhe 4 ndeshje dhe gjithçka është e mundur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?