FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CAS la në fuqi vendimin e UEFA-s, ja si reagon klubi i Skënderbeut

Skënderbeu nuk do të luajë në Champions League në edicionin e ardhshëm, pasi CAS ka lënë në fuqi vendimin e UEFA, por çështja do të vazhdojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp klubi i Skënderbeut sqaron opinionin publik se ky nuk është vendimi përfundimtar, ndërsa shprehen optimistë se në fund vendimi do të jetë në favor të Skënderbeut.

“Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s. Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS. Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbeten besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut. Me respekt, KF Skënderbeu”, mbyllet komunikata për shtyp.

Duke mos luajtur në Champions League, një pjesë e mirë e lojtarëve të Skënderbeut që u ka mbaruar kontrata pritet të largohen nga bardhekuqtë në javët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?