Ceferin: Projekti i Superligës nuk ekziston më, gabim nëse do të ndodhte

Superliga Europiane nuk ekziston më. Të paktën kështu është shprehur së fundmi kreu i UEFA-s, Aleksandës Ceferin. Pas deklaratës së Fiorentino Perez se, projekti i Superligës Europiane nuk është mbyllur ende, kundërpërgjigjja erdhi shpejt nga numri një i UEFA-s.

“Një ide e “marrë” që u përpoq të shkatërronte futbollin. Kemi folur shumë gjatë për Superligën, për mua është një problem që nuk ekziston më. Nëse do të ndodhte do të ishte një gabim i madh dhe nuk dua të flas më për këtë”.

Ceferin foli dhe për formatin e ri të Champions League që pritet të nisë që nga viti 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jetë një format shumë më i mirë nga ai që ne kemi sot, do të jetë më interesant. Do të shtohen 4 skuadra si në Champions League, ashtu dhe në Europa League. Do të jetë një format që të gjithë do të luajnë kundër të gjithëve. Nuk ka skuadra të mëdha apo të vogla”, deklaroi Ceferin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?