FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çelsi bën një tjetër hap fals, Champions-i 10 pikë larg (VIDEO)

Çelsi nuk di të ngrejë krye në Premier League. Skuadra e Antonio Kontes është ndalur sërish në shtëpi, teksa këtë herë ka barazuar 1-1 ndaj Uest Hemit.

Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh me Azpilikuetën pas një rrëmuje në zonë, por Uest Hem u kundërpërgjigj në pjesën e dytë. Në minutën e 73-të, një vrasës në zonë si Çiçarito Hernandez vendosi heshtjen në “Stamford Bridge” duke i dhënë goditjen përfundimtare shpresave të Çelsit për të luftuar për vendin e katërt. Totenhemi tashmë është 10 pikë larg, ndërkohë që ky ishte barazimi i 6-të në këtë sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?