Çelsi heq dorë nga Sarri, tani kërkon ish-trajnerin e PSG

Çelsi duket se nuk ka ndërmend më të presë Mauricio Sarrin.  Ndonëse dukej thuajse e kryer marrëveshja me ish-trajnerin e Napolit, duket se në fund Abramoviç ka vendosur të mos paguajë 8 milionë eurot e kërkuara nga Napoli për kartonin e italianit.

Pikërisht për këtë arsye, manjati rus ka hedhur sytë nga Lorant Blank, që ka pasur një eksperiencë pozitive edhe me PSG-në dhe për më tepër, vjen pas një periudhe pauze të karrierës së tij dhe kërkon të marrë revansh.

Muarizio Sarri ishte në fakt preferenca e parë e drejtuesve të Çelsit, por duhen paguar 8 milionë euro te Napoli, për të marrë kartonin e tij, ndaj edhe ka ndodhur ky ndryshim plani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?