Champions League, plotësohen sot 16 skuadrat më mira

Supersfida e mbrëmjes, Bayern Munich-Tottenham vlen vetëm për prestigj pasi janë bavarezët fitues të grupit. Juventusi, i cili e ka siguruar kualifikimin si vend i parë, ndeshet me Bajer Leverkusen që është në garë meAtletiko Madrid për një biletë. Atalanta e Berat Gjimshitit ëndërron kualifikimin, i cili nuk është i pamundur edhe pse italianët e nisën rrugëtimin me 3 humbje. Bluzinjtë kalojnë më tej nëse mundin ukrainasit e Shakhtar dhe City bën detyrën përballë Dinamos së Zagrebit. Sa i përket ndeshjeve të tjera, Real Madrid dhe Paris Saint Germain e kanë siguruar kualifikimin gjithashtu. Madrilenët udhëtojnë drejt Belgjikës për t’u përballur me Club Brugge, ndërsa kampionët e Francës presin në shtëpi Gallatasaray.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?