Champions, rikthehet Juventus-Real, por Barcelona “e preferuara” e basteve
Barcelona konsiderohet favoritja e madhe për fituar këtë edicion trofeun e UEFA Champions League. Kompanitë kryesore të basteve e kuotojnë me koeficentin më të ulët triumfin e blaugranasve në finalen e madhe të Berlinit. Nga 2,62 deri në 2.8 variojnë kuotat e Barcelonës për kompani të tilla si Ëilliam Hill, Bet365, SkyBet apo Paddy Poëer. Në vendin e dytë pozicionohet Reali i Madridit. Los Blancos që në gjysmëfinale do të kenë përballë Juventus kanë një koeficent që varion nga 3 në 3.25, për të fituar për të dytin vit radhazi trofeun më të rëndësishëm në nivel klubesh. Bayern Munich që pas hedhjes së shortit së gjysmëfinaleve kandidohej si favoriti numër 2 për një triumf të mundshëm, nga kompanitë e basteve ka zbritur në vendin e tretë, kjo për shkak të mungesave të shumta që do të kenë bavarezët në dy sfidat gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Kuotat e Bayernit për t’u shpallur kampion i Europës në kompanitë kryesore të basteve variojnë nga 3,15 deri në 3.5. Më pak shanse për të triumfuar në finalen e Berlinit ka Juventus, skuadra e vetme italiane që arrin pas 12 vjetësh në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, pasi pozicionohet në vendin e 4-t me një koeficent që varion nga 8 deri në 10. Për kualifikimin në finale favoritë janë Barcelona dhe Reali i Madridit që kuotohen respektivisht me 1,67 dhe 1,4.
Bajern- Barcelona
Por katalanasit mund të ndihmohen edhe nga fakti se Bajernit i janë dëmtuar disa nga lojtarët kryesorë. Trajneri Pep Guardiola shpreson që t’i rikthehet të paktën sulmuesi polak, Robert Levandovski, i cili theu hundën dhe nofullat dhe mund të paraqitet me maskë në fushën e lojës. Po ashtu ka shpresa që të luajë edhe francezi Frenk Riberi, megjithatë rikthimi tij më i sigurtë mendohet të ndodhë në ndeshjen e kthimit. UEFA ka zgjedhur të emërojë një nga gjyqtarët më të mirë në botë, italianin Nicola Rizzoli për ndeshjen e së mërkurës në “Camp Nou”.
Juventus-Real
Nuk ka udhëtuar drejt Torinos sulmuesi francez i Realit të Madridit, Karim Benzema. Pas seancës së fundit stërvitore, në të cilën sulmuesi nuk është stërvitur bashkë me ekipin, trajneri Carlo Ancelotti dhe stafi i tij vendosën që të mos rrezikonin.Sipas të përditshmes “Marca”, Gareth Bale do të jetë në dyshim para kësaj sfide. Uefa ka zbuluar se edhe gjyqtarin e ndeshjes mes Juventus e Real Madrid, që do të luhet mbrëmjen e sotme. Ndeshja do të gjykohet nga Martin Atkinson, e vlefshme për sfidën e së martës në Champions League. Juventus e Real Madrid takohen pas 12 vjetësh në gjysmëfinale të Champions, atëherë kur bardhezinjtë morën pjesë për herë të fundit dhe eliminuan ekipin madrilen, për të shkuar në finale me Milan, që e humbën më 11-metërsha.
Champions League – Gjysmëfinalet
5 maj
20:45 Juventus – Real Madrid
6 maj
20:45 Barcelona-Bajern Mynih
Ja lista me të dëmtuarit e Bayern Mynih:
Franck Ribéry, i dëmtuar në gju, (mund të luajë në raundin e dytë)
Arjen Robben, këputje të ligamentit të këmbës së majtë (humb sezonin)
David Alaba, këputje ligamenti, (kthehet në fund të muajit maj)
Holger Badstuber, këputje e ligamentit, (humb sezonin )
Robert Levandovski, (ka thyer nofullat dhe hundën, i paqartë rikthimi)
Champions League
Ancelotti rikthehet në Torino, për të shkruar sot historinë e Realit
Carlo Ancelotti rikthehet në Torino, këtë herë si kundërshtar i Juventusit, skuadër me të cilën arriti disa suksese të rëndësishme në karrierë. Trajneri i Realit të Madridit do të sfidojë të shkuarën për të kërkuar lavdinë në futboll, pasi një kualifikim i mundshëm në finale do të ishte një arritje fantastike për karrierën e tij. Në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale që do të luhet në “Juventus Stadium”, Ancelotti e pranon se gjatë dy viteve të kaluara si bardhezi ka pasur probleme me një pjesë të tifozerisë, por marrëdhënia me shoqërinë dhe lojtarët ishte korrekte. Në vijim, ai përqendrohet te sfida e sotme e Champions League. – “Formacionin e kam vendosur por nuk do ta bëj publik. Kjo është një ndeshje e ndryshme në krahasim nga ajo me Atleticon e Madridit. Juventusit i pëlqen ta mbajë topin por edhe ne e duam një gjë të tillë. Do të jetë një sfidë e komplikuar por stimuluese. Juventusi ka fituar shumë eksperiencë gjatë viteve të fundit dhe ditët e fundit ka arritur të fitojë kampionatin”. Ancelotti vë theksin te objektivi që ka skuadra e tij. – “Gjëja më e rëndësishme është që të luajmë mirë duke treguar cilësitë tona. Mund të kalojmë edhe me dy barazime. Do të sulmojmë në këto dy sfida por na duhet edhe të mbrojmë mirë. Do ta nisim këtë ndeshje me 4 mbrojtës dhe Sergio Ramos mund të luajë mesfushor”. Reali i Madridit ka arritur të fitojë vetëm një herë në Torino me Juventusi, por Ancelotti nuk e tremb aspak ky fakt. – “Kjo është një statistikë që tregon se Juventusi ka pasur gjithmonë një skuadër të fortë. Gjithsesi, ne dëshirojmë me çdo kusht të kualifikohemi në finale dhe do të japim maksimumin në 180 minuta. Për momentin gëzojmë një formë të mirë edhe pse gjatë dimrit vuajtëm pak. Skuadra është gati pavarësisht dëmtimeve”. Trajneri italian bën një koment për Andrea Pirlon por edhe për gjendjen e Gareth Bale.
KOHA JONË SONDAZH

