Chelsea arrin akordin me kampionin e Botës që luan te Benfica

Kampioni i Botës, Enzo Fernandez është shumë pranë një transferimi te skuadra e Chelsea-t nga Benfica. Mesfushori që shkëlqeu në Kupën e Botës, do t’i bashkohet Bluve të Londrës gjatë janarit

Liverpooli dhe Manchester United e kërkuan me ngulm Fernandez, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë. Chelsea ka bërë gati 130 milionë euro për Fernandez, më shumë se sa klauzola e tij e lirimit, dhe janë në avantazh të madh për të përfunduar me sukses transferimin.

Benfica ka mohuar komentet e presidentit Rui Costa se ai do të lejojë mesfushorin të largohet nëse klauzola e tij e lirimit (120 milionë euro) plotësohet dhe këmbëngul se dëshiron që argjentinasi të qëndrojë për pjesën tjetër të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?