FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea blen kartonin e Mateo Kovacic nga Reali për 45 milionë euro

Mateo Kovacic është zyrtarisht një futbollist i Chelsea-t. Blutë e Londrës kanë vendosur të aplikojnë të drejtën e blerjes që kishin për mesfushorin kroat i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Chelsea nga Reali i Madridit.

Në arkat e klubit mbretëror kanë shkuar plot 45 milionë euro ndërsa Kovacic mbyll merkaton e Chelsea-t pasi Blutë e Londrës janë të dënuar nga FIFA dhe nuk mund të veprojnë në dy sesionet e ardhshme.

Vetë Mateo Kovacic u shpreh shumë i lumtur që është përfundimisht pjesë e Chelsea-t ndërsa firmosi për 5 vite deri në vitin 2024 me skuadrën që shumë pritet të drejtohet nga ish-legjendë e bluve si Frank Lampard.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E shijova sezonin tim si i huazuar tek Çelsi, dhe ndihem shumë rehat tek ky klub, si edhe në Londër. Jam i lumtur që erdha përfundimisht këtu. Patëm një vit të suksesshëm, duke fituar Europa League, ndërsa shpresoj që të jap një kontribut të madh edhe në sezonet në vijim” – u shpreh Kovacic në një deklaratë pas firmës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?