Chelsea dhuron spektakël, përmbys për 4 minuta Arsenalin në derbi (VIDEO)

Chelsea ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”. Një duel që ka dhuruar shumë emocione deri në fundin e ndeshjes, ku Blutë e Londrës do të shpërthenin me talentet që kanë në dispozicion.

Në minutën e 12-të, Chembers kërcen mjaft mirë në zonë për të shërbyer për Aubameyang, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me kokë. Chelsea përpiqet që të reagojë, por e ka të vështirë pasi topçinjtë luajnë mbrohen mjaft mirë.

Kur dukej se ndeshja ishte thuajse e fituar, Chelsea zgjohet në fund për të shënuar dy gola në harkun e 4 minutave. Fillimisht në minutën e 83-të, Leno gabon duke i dhënë mundësinë Jorginhos që të shënonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 87-të ndërkohë Tammy Abraham shënoi një gol fantastik pas një kundërsulmi të shpejt me Willian. Kjo fitore i mban Blutë e Londrës në vendin e katërt me 35 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?