Chelsea e rinis me një fitore me përmbysje, “blindon” vendin e katërt (VIDEO)
Chelsea e rinis sezonin me një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Aston Villa-s. Vendasit do të kalonin të parët në avantazh dy minuta nga fudni i pjesës së parë më Hauz.
Pas shumë tentativave, Chelsea ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 60, kur Pulisic shfrytëzoi shumë mirë një krosim të marrë nga Azpilicueta, për ta dërguar topin në rrjetë.
Disa sekonda më pas ishte Giroud që përmbysi rezultatin, pas një pasimi të marrë përsëri nga Azpilicueta, lëvizi bukur në zonë dhe mposhti portierin kundërshtar.
Me këtë fitore Chelsea ruan vendin e katërt, me 51 pikë, 5 pikë më shumë se United i vendin të 5-të.
KOHA JONË SONDAZH

