Chelsea mund United dhe kalon në finalen e Kupës së Anglisë (VIDEO)

Chelsea ka fituar pa shumë probleme 1-3 Manchester United në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë. “Blutë e Londrës” zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë edhe pse golin e gjetën vetëm në minutat e shtesës së kësaj pjese me francezin Giroud. Pjesa e dytë nisi aty ku ishte mbyllur e para, me Chelsea-n që shënoi sërish, këtë herë me Mount.

Manchester nisi të reagonte, por atëherë kur pritej goli i shkurtimit të diferencës, kapiteni Maguire shënoi në portën e tij. “Djajtë e kuq” shënuan golin e nderit me Bruno Fernandes.Chelsea do të diskutojë këtë trofe në finale me Arsenalin që mundi dje në mbrëmje Manchester City-in.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?