Chelsea reziston për Hazard, ja shifra e frikshme që kërkon

Kalimi i Eden Hazard te Real Madrid është vetëm çështje kohe. Merengues janë të gatshëm për të ofruar 100 milionë euro, por londinezët po bëjnë rezistencë dhe kërkojnë 150 milionë euro.

“Sky Sports News” raporton se Blutë e Londrës nuk kërkojnë që ta shesin menjëherë pa përfituar shifrën e kërkuar prej tyre, teksa për kët çështje po kujdeset drejtuesja Marina Granovkaia.

Hazard kërkon të mësojë të ardhmen e tij pas finales së Europa League, por kjo duket e vështirë që të ndodhë duke parë ecurinë e negociatave. Trajneri Sarri ndërkohë është shprehur se klubi duhet të respektojë vendimin e belgut, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar në Madrid. ]

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori firmosi me 28 janar 2012 m Chelsea-n dhe deri më tani ka shënuar 108 gola në 351 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?