FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea rigjen fitoren me goleadë, Higuain shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Chelsea më në fund rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi në Premier League. Maurizio Sarri është rikthyer që të “buzëqesh”, pasi skuadra e tij ka triumfuar 5-0 ndaj Huddersfield, ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas jo vetëm që gjeti golin e parë, por realizoi dopietë duke treguar se mbetet një “vrasës” i vërtetë në zonë. Sulmuesi argjentinas u zhbllokua që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë Hazard realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 66-të, sulmuesi belg realizoi golin e dytë personal.

3 minuta më pas do të ishte sërish Gonzalo Higuain, i cili do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që shënon një dopietë në debutimin në shtëpi në një ndeshje të kampionatit që prej Mario Stanic në gushtin e vitit 2000. Në fundin e ndeshjes Luiz shënoi golin që vulosi rezultatin. Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 50 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?