Chelsea shkon në gjysmëfinalen e FA Cup, mjafton goli i Barkley-it (VIDEO)
Chelsea konfirmon momentin pozitive duke arritur fiton e tretë radhazi në kampionat që e çon në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard fitoi 1-0 në “King Power Stadium” ndaj Leicesterit me gol të Barkley-t në minutën e 63-të i shërbyer nga Willian.
Nuk ia dolën “dhelprat” të shfrytëzonin faktorin fushë (gjithsesi ndeshja luhej pa tifozë), edhe pse iu afruan golit me Jamie Vardy-t në fundin e pjesës së parë, ndërsa Tamy Abrahamit të Chelsea-t iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 55-të.
Goli i shënuar nga Barkley, që vendosi edhe kualifikimin e Chelsea-t, u shënua në një moment përgjumjeje të mbrojtjes vendëse. Leicesteri e pati një tjetër mundësi të mirë për të shënuar 5 minuta para fundit, por goditja me kokë e Caglar Soyuncu përfundoi mbi tra.
KOHA JONË SONDAZH

