Chiellini: Reali nuk donte që Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë”
Giorgio Chiellini ka befasuar me deklaratën e tij referuar fituesit të Topit të Artë të vitit të kaluar. Mbrojtësi i Juventusit akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo.
“Vjedhja e e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit.
Interi? Nuk më befason aspak, e njoh Conten dhe lojtarët e tij. Interi po bën diçka të jashtëzakonshme, e dinim që do të ishte aty dhe do të jetë për një kohë të gjatë.
Flas çdo ditë me të, është shumë i zgjuar. Ka dëshirë të mësojë i kupton gjërat shumë shpejt. Është i datëlindjes 1999 dhe është katapultuar në një kampionat ku luhet ndryshe, deklaroi Chiellini.
KOHA JONË SONDAZH

