FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chiellini: Ronaldo është si Bolt dhe Federer

Pas largimit të Giggi Buffon, Girogio Chiellini është simboli më i ri i Juventusit, pasi është bërë kapiten. Në një intervistë për gazetën “La Stampa”, mbrojtësi italian ka sqaruar se nuk është aspak e thjeshtë të zëvendësosh një legjendë si “gardiani” i ri PSG, ndërkohë që nuk ka munguar një koment edhe për Ronaldon.

“Lider mund të bëhesh, unë jam kurioz dhe më pëlqen që të mësoj gjithmonë. Të kesh pranë Ronaldon, për mua është një shembull dhe shumë interesante. Është i ngjashëm me Bolt dhe Federer, shërbejnë si shembuj jo për t’u imituar, por për t’u rritur më shumë.

Motivimi? Lloris, portieri i Francës ka thënë se ka kaluar muaj të vështirë pas Kupës së Botës. E kuptoj pasi kështu ka ndodhur edhe me disa futbollistë të Juventusit pas Botërorit 2006, ishin të shqetësuar. Me klubet është ndryshe, të fitosh te Juventusi të lehtëson”, deklaroi Chiellini. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?