Cikalleshi zbulon skemën e re të Rejës: Me të jemi më të lirshëm

Sokol Cikalleshi rikthehet në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Islandës dhe Moldavisë. Sulmuesi kavajas ka dhënë një intervistë për Supersport, ku ka folur për atmosferën në Kombëtare, diferencën mes trajnerëve Reja dhe Panucci, por edhe të ardhmen e tij në nivel klubesh.

“Jemi këtu prej disa ditësh dhe çdo gjë po shkon më së miri. Ambienti ka ndryshuar dhe ka më shumë pozitivitet mes nesh. Stërvitjet janë mjaft të mira dhe në ritmin e duhur. Duhet të vijojmë kështu, pasi jemi në rrugën e duhur.

Duket qartë ndryshimi mes Panuccit dhe Rejas, pasi si lojtarët, ashtu edhe stafi, janë shumë më të lirshëm. Reja është një trajner që u jep hapësirën e duhur lojtarëve, brenda normave të profesionalizimit. Ka qenë shumë afër me të gjithë lojtarët, duke folur me të gjithë personalisht dhe kjo rrit harmoninë e na nxit të japim maksimumin si brenda, edhe jashtë fushe.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bë një periudhë e gjatë mungese, pasi gjatë vitit të kaluar kam qenë i dëmtuar në kohët e grumbullimeve, por ka pasur raste kur ka peshuar edhe vendimi i Panuccit për të më lënë jashtë. Janë gjëra të kaluara tashmë, ndërsa unë jam gati të bëj më të mirën në fushë dhe të ndihmoj shokët. Shpresoj të gjejmë rezultatet e duhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë stërvitjeve që kemi bërë, kemi praktikuar skemën 3-5-2. Prej një kohe të gjatë kemi luajtur me një sulmues dhe konkurrenca dhe harmonia mes sulmuesve ka qenë shumë e mirë. Tani rriten shanset që të luajnë dy dhe mendoj se është shumë mirë. Rëndësi ka që të skema të aplikohet mirë dhe të sjellë rezultat për Shqipërinë”, deklaroi Cikalleshi..

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?