City bën detyrën ndaj Evertonit, vendos Haaland me dopietë

Manchester City ka konfirmuar edhe një herë forcën e tij në Premier League, duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e javës së 8-të, zhvilluar në “Etihad Stadium”. Protagonist absolut i takimit ishte Erling Haaland, i cili shënoi të dy golat e “qytetarëve” në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë të balancuar, ku Everton rezistoi mirë dhe City nuk gjeti rrugën e rrjetës, ndeshja u zhbllokua në minutën e 58-të, kur Nico O’Reilly harkoi saktë në zonë dhe Haaland goditi me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë mes dy mbrojtësve kundërshtarë.

Vetëm pesë minuta më vonë (63’), norvegjezi realizoi dopietën e tij, pas një asisti të Savinhos, duke vulosur fitoren e City-t. Me këtë sukses, Manchester City ngjitet përkohësisht në krye të renditjes së Premier League me 16 pikë, në pritje të rezultateve të ekipeve ndjekëse

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?