City e pamëshirshme, shkatërron Burnley-in me 5 gola (VIDEO)
Manchester City është rikthyer në mënyrën më të mirë pas pandemisë, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Skuadra e Guardiolës shkatërroi 5-0 Burnley-in, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të.
Foden dhe dy herë Mahrez ishin autorët e golave në 45 minutat. Në fraksionin e dytë Foden shënoi golin e dytë personal, ndërkohë që edhe David Silva do të shënonte emrin në listën e golashënuesve.
Pas kësaj fitoreje, City ngushton diferencën me Liverpoolin e vendit të parë në 20 pikë, me 8 javë të mbetura. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

