City fiton “Carabao Cup”, mund me penallti Chelsea-n (VIDEO)

Manchester City rrëmben trofeun e parë në këtë sezon. Skuadra e Guardiolës ka fituar “Carabao Cup”, pasi ka mposhtur 4-3 me penallti skuadrën e Chelsea-t.

Finalja e zhvilluar në “Wembley” e mbylli kohën e rregullt pa gola, teksa “Qytetarët” ishin disi më dominues në raste. As në kohën shtesë rezultati nuk do të ndryshonte, duke bërë që fatin e trofeut ta vendoste ruleta e penalltive.

Jorginho humbi i parë 11-metërshin që u ndal nga Ederson, por edhe Kepa bëri të njëjtën gjë ndaj Sane. David Luiz ishte futbollisti tjetër i Bluve të Londrës që gaboi nga pika e bardhë, duke bërë që seria e penalltive të mbyllej 4-3 në favor të City-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Sarrit pasi u turpërua 6-0 disa ditë më parë, arriti që të ndalte yjet e City-it, por këtë herë u mposhtën nga fati. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?