City i frikshëm, shkatërron me “poker” Aston Villa-n që në 45 minutat e para (VIDEO)

Manchester City e ka mbyllur thuajse duelin e radhës ndaj Astn Villas duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 4-0.

Në minutën e 17-të, Mahrez dhuron spektakël teksa me dy driblime me klas arrin ta dërgojë topin në rrjetë me këmbën e majtë. Një gol i ngjashëm me stilin e Lionel Messit. Algjeriani nuk u ndal me kaq, teksa 6 minuta më pas do të shënonte një tjetër gol pas një përgjumje të mbrojtjes vendase.

Aguero shënoi një super gol në minutën e 28-të me një goditje potente në hyrje të zonës, ndërkohë që Gabriel Jesus në kohën shtesë vulosi rezultatin për pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?