City rigjen fitoren në Premier League, mund me “poker” Burnley-in (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore të thjeshtë 4-1 në transfertën ndaj Burnley-it në duelin e javës së 15-të. Në minutën e 24-të, Gabriel Jesus shënoi një gol spektakolar në hyrje të zonës me një goditje “alla Del Piero”. Në fillimin e pjesës së dytë, braziliani arriti që të realizonte pas një pasimi të bukur nga krahu i djathtë.

 

Në minutën e 68-të, Rodri realizoi një gol të bukur me një goditje shumë të fortë në hyrje të zonës. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mahrez shënoi golin e katërt, ndërkohë që dy minuta më pas Brady shënoi golin e nderit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fitore e ngjit City-in në vendin e dytë me 32 pikë, po aq sa Leicester, por që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?