City rikthehet te fitoret në Premier League, mund me përmbysje Chelsea-n (VIDEO)
Manchester City u rikthye te fitorja në kampionatin anglez duke mundur një ndër skuadrat më në formë për momentin, Chelsea-n 2-1 në “Etihad Stadium”.
Chelsea e Lampard zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të me anë të mesfushorit N’golo Cante, që shënoi pas një pasimi të marrë nga kroati Mateo Kovacic, duke bërë që në “Etihad Stadium”, të bjerë heshtja.
Megjithatë vetëm 8 minuta më vonë ishte fantazisti belg Kevin De Bruyne që riktheu baraspeshën, ndërsa në të 37-ën, Rijad Mahrez shënoi golin e avantazhit për “Citizens”.
Deri në fund të dy skuadrat patën mundësi të shumta shënimi, por pa mundur të realizonin sërish. Ky 3-pikësh ngjit Manchester Cityn në vendin e tretë në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Leicester i vendit të dytë dhe 9 më pak se Liverpool kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

