FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Çmendet” Manchester United, 60 milionë euro për talentin e Fulham

Kanë mbetur edhe shumë ditë nga hapja e merkatos së verës, por Manchester United nuk ka hequr dorë nga piketimet e futbollistëve për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” po vuajnë shumë në prapavijë dhe objektiv konkret për ta është firma me një mbrojtës.

Dhe për të shtuar cilësitë në skuadër, sipas “Daily Express”, United ka shenjëstruar talentin e Fulham, Ryan Sessegnon. 18 vjeçari i cili shpesh është shndërruar në hero për skuadrën e tij, falë 22 golave të shënuar në 94 takime shihet si një talent me të ardhme dhe United nuk dëshiron të heq dorë nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar burimeve të gazetës angleze, United është e gatshme të ofrojë rreth 60 milionë euro për kartonin e Sessegnon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?