Collina kujton përmbysjen e çmendur të United në shtesë 20 vite më parë ndaj Bayernit
Pierluigi Collina ndalon për t’u menduar dhe mendja e tij rikthehet 20 vite pas, në mbrëmjen kur Manchester United shënoi dy herë në tri minutat e shtesës që ai kishte dhënë në “Camp Nou”. A ka një peng që arbitri i nderuar italian do të kishte bërë ndryshe atë natë? “Ndoshta koha shtesë duhet të ishte më e gjatë”, i përgjigjet Collina pyetjes së “DailyMail” pas një reflektimi të kujdesshëm disa sekondësh.

“Normalisht, vetëm zëvendësimet konsideroheshin kohë shtesë. Sot ne po u themi arbitrave që të tregohen më të kujdesshëm në llogaritjen e saj. Kur shënohet një gol, normalisht ka një minutë shtesë për festën dhe ne u themi gjyqtarëve që ta kompensojnë për këtë. Por mendoj se po flasim për detaje të vogla, shumë të vogla”. Kishin mbetur vetëm 20 sekonda në kronometrin e orës së Collinës kur Ole Gunnar Solskjaer nxori këmbën për të devijuar atë goditje me kokë të Teddy Sheringham në rrjetën e Bayern Munich. Ndeshja përfundoi. Collina e dinte dhe po ashtu edhe ata që nuk dorëzohen kurrë, gjermanët.
Një nga imazhet më të paharrueshme të asaj mbrëmjeje ishte Kolina që përpiqej t’u jepte kurajë edhe duke i ngritur në këmbë yjet e dërrmuar të Bayernit të shtrirë në fushë përpara vërshëllimës së tij të trefishtë, që shoi ëndrrën e tyre të Champions-it. Nuk kishte shumë lidhje pamja e frikshme e Collinës me atë që ai ishte: ajo koka e famshme e rruar, sytë e shqyer dhe vështrimi kërcënues bënin që asnjë lojtar të mos guxonte ta kalonte cakun me të.

KOHA JONË SONDAZH

