Conte 5 orë në takim me agjentin, ja dy lojtarët që do me çdo kusht

5 orë ka zgjatur takimi mes drejtuesve të Interit dhe Federico Pastorello. Ky i fundit është agjenti, i cili është i përfshirë në tri negociata me klubin italian, që kanë lidhje me sulmuesin Romelo Lukakun, Valentino Lazaro dhe Edoardo Verganin.

 

Antonio Conte dhe Gabriele Oriali kanë qenë të pranishëm në negociata duke kërkuar fillimisht një marrëveshje për lojtarin Lozaro të Hertha Berlin, për të cilin Interi ofron 15-20 milionë euro, ndërkohë që klubi gjerman kërkon 25 milionë euro. Vergani ndërkohë pritet të përfundojë te Roma pasi do të përfshihet në negociata për afrimin e Dzekos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Lukakut, Manchester United kërkon 75 milionë euro, ndërkohë që zikaltërit ofrojnë deri në 60 milionë euro. 15 milionë euro është një diferencë e madhe që mund të ngushtohet me kalimin e ditëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?