Conte “djeg” Milanin dhe Romën për mbrojtësin 20-vjeçar

Tottenham në këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes është përmirësuar dukshëm, dhe në fushë është shfaqur konkurruese, por ende ka nevojë për ndryshime në organikë.

Një mbrojtës është objektivi i radhës në merkato. I preferuari i anglezëve është lojtari i Bayer Leverkusen, 20-vjeçari Piero Hincapie. Mbrojtësi është shndërruar në një titullar fiks të “aspirinave” duke koleksionuar deri më tani nëntë paraqitje me fanellën e skuadrës gjermane.

Tottenham është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro. Një shumë e cila konsiderohet e mjaftueshme edhe për të mposhtur konkurrencën e klubeve italiane si Milan apo Roma që gjithashtu janë duke ndjekur nga afër zhvillimin e lojtarit ekuadorian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?