FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte do një kampion në mbrojtje, ëndrra e madhe quhet Dani Alves

Antonio Conte kërkon që të ndërtojë një Inter shumë kompetitivë në të gjitha repartet, por mbi të gjitha në krahët e mbrojtjes. Strategu italian njihet për lidhjen e fortë që ka me skemën 3-5-2.

 

Dëshira e madhe e tij është që këtë verë drejtuesit të afrojnë një kampion të vërtet në krahun e djathtë si Dani Alves. Mbrojtësi brazilian mund të transferohet me kosto zero, pasi nuk ka rinovuar kontratën me PSG. Në të kaluarën ai ka luajtur me Juventusin në Seria A, por nuk do të jetë aspak problem, pasi nuk e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën me bardhezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi nuk do ta ketë të thjeshtë pasi për Dani Alves në garë janë dhe dy ekipe prestigjioze si Barcelona dhe Atetico Madrid, por nuk përjashtohet një aventurë edhe në Premier League. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?