FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Nuk mora përgjigje pozitive, biseda me Pogba do mbetet shumë sekrete …

Antonio Conte nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në humbjen 1-0 në miqësoren ndaj Manchester United. Strategu italian vlerësoi vetëm shpirtin e garës ndërkohë që rikonfirmoi kritikat për merkaton nga drejtuesit.

“E vetmja anë pozitive ishte impenjimi i futbollistëve në një moment jo të thjeshtë sepse vijnë pas një periudhë me stërvitje intensive. Duke thënë këtë gjë, ka ende vend për shumë përmirësim në fazën e zotërimit të topit dhe në presion. Kemi një bazë të rëndësishme, shpirti dhe dëshira janë pozitive nga djemtë. Koha për t’u rikuperuar pas kësaj ndeshje është e pakët, por dhe duhet të stërvitemi për t’u përmirësuar. Dalbert ka bërë një ndeshje të mirë në krahë, pasi e dija që do të vuante në një ndeshje të tillë.

Merkato? E dini atë që mendoj për Lukakun, ua thashë dje, por për momentin nuk është korrekte të flasim për këtë gjë pasi është një lojtar i United. Nga një anë është dëshira ime, nga ana tjetër është se çfarë do të arrijë të bëjë klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseda me Pogba pas ndeshjes? Jemi përshëndetur, kam shumë respekt për të, për pak do të bëhet edhe baba. Bëmë një bisedë që do të mbetet shumë sekrete edhe pse mund t’iu jap një ndihmë. Bëj shaka”, deklaroi trajneri i Interit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?