Conte nuk ndalet në merkato, tani kërkon lojtarin e Chelsea-t
Interi i ka të qarta objektivat në merkato nën drejtimin e trajnerit Conte, i cili kërkon një futbollist që luan në krahët e mbrojtjes.
Emri që është shfaqur në skenë është ai i Victor Moses. Lojtari i Chelseas është i huazuar te Fenerbahçe. Conte e njeh mjaft mirë, pasi e ka drejtuar nnë Angli dhe ka besim tek afrikani. Moses mund të ndërprerë huazimin me turqit dhe të kalojë në Milano. Ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon, sepse është i dëmtuar.
Afrimi i 29-vjeçarit do të ishte një lëvizje shumë e papritur, por Conte ka treguar se di të surprizojë që me afrimin e Ashley Young-ut. Lojtari dëshiron të ribashkohet me trajnerin italian.
KOHA JONË SONDAZH

