Conte piketon fantazistin ukrainas që luan në Seria A
Ruslan Malinovskyi së fundmi ka përfunduar sërish në radarët e Antonio Contes. Tekniku italian e kërkon me çdo kusht lojtarin ukrainas që luan tek Atalanta dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta afrojnë në merkaton e janarit.
Conte shikon te Malinovskyi lojtarin ideal për skemat e tij. Nga ana tjetër edhe ukrainasi kërkon që të largohet nga Atalanta dhe destinacioni Londinez pëlqehet prej tij.
Klubet kanë nisur negociatat dhe shanset më të larta janë që Malinovskyi të transferohet drejt Anglisë. Atalanta është e hapur vetëm për shitjen përfundimtare të lojtarit dhe nuk dëshiron ta largojë në formë huazimi.
KOHA JONË SONDAZH

