Conte sjell entuziazëm tek Interi, ezaurohen 40 mijë vende në “San Siro”

Tifozët e Interit janë shumë entuziastë pas arritjes së Antonio Contes. Klubi zikaltër ka komunikuar sot se janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019-20, duke arritur limitin maksimal të vendosur nga drejtuesit e klubit. Të gjitha vendet për sfidat në shtëpi janë shitur që nga dita e parë e daljes në shitje.

 

Tifozët zikaltër në këtë mënyrë kanë treguar mbështetjen e madhe për skuadrën, sikurse u dëshmua edhe gjatë sezonit të kaluar me rreth 60 mijë spektatorë për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te ndjekësit e Interit entuziazmi u rrit edhe më shumë me emërimin trajner të Antonio Contes dhe tratativave të shumta në merkato për të afruar lojtarë cilësorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?