FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Copa America” shtyhet për në verën e ardhshme, si Europiani

“Copa America” ashtu si Europiani është shtyrë për në verën e vitit 2021 si rezultat i përhapjes së koronavirusit. Sporti në të gjithë botën ka ndalur për shkak të virusit që po shkakton dëme të mëdha edhe në botën e futbollit.

“Copa America” ishte parashikuar të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, me ndeshjet që do të luheshin në Kolumbi dhe Argjentinë. Tashmë datat e reja do të jenë të njëjta me ato të Euro 2020, nga 11 qershori deri më 11 korrik në 2021.Vendimi u njoftua nga CONMEBOL dhe FIFA.

Kjo shtyrje vjen me qëllimin që klubet të kenë kohën e mjaftueshme për të mbyllur në mënyrë të rregullt sezonin në kampionatet përkatëse dhe kompeticionet europiane, që UEFA i kushton një rëndësi të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?