Coutinho: Gjysmëfinale me Argjentinën? Messi mund të …
Philippe Coutinho, duke folur pas fitores dramatike me penallti ndaj Paraguajit, në çerekfinale të “Copa America”, u shpreh se ekipi i tij e meritonte fitoren.
“Sonte jemi fitimtarë me meritë. Jam i lumtur dhe i kënaqur, zhvilluam një lojë të madhe, të gjithë u përkushtuam maksimalisht, edhe pse nuk ia dolëm të shënonim gol.
Do të ishte shumë e vështirë për t’u përballur me shokun tim te Barcelona, sepse Leo mund të çekulibrojë këdo, në çdo moment të lojës. Sidoqoftë, ende nuk e dimë se me kë do të përballemi. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë punën tonë dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen”.
Brazil eliminoi përmes penalltive Paraguain (4-3) në Porto Allegre dhe tani pret fituesin e duelit Venezuela-Argjentina në gjysmëfinale, e cila do të luhet më 2 korrik.
KOHA JONË SONDAZH

