FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo, 7 mln euro donacione për fëmijët e Nepalit

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo e mbajti fjalën, duke treguar se ka një zemër të madhe dhe se ai nuk shquhet vetëm për flokët që shohim t’i mbaj shpesh me xhel. Ronaldo vendosi të japë një donacion prej 7 milion eurosh për fëmijët e Nepalit, të prekur nga tërmeti. Ronaldo ia dorëzoi fondin shoqatës botërore për bamirësi, “Mbroni Fëmijët”.

Jashtë fushave të blerta, Ronaldo është kujdesur shpesh për fëmijët. Ai ka qenë zyrtarisht “Ambasador i Artistëve Globalë,” pjesë e shoqatës “Mbroni Fëmijët” dhe ka dërguar disa herë ushqime si qumësht për fëmijët në Guatemalë.

Nepali u prek pak ditë më parë një tërmet, me magnitutë 7.8 ballë, që vrau mbi 8 mijë njerëz në lindje të kryeqytetit, Katmundu, afër malit Everest. Shumë fëmijë mbetën të plagosur dhe jetimë, nga ky tërmet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?