Cristiano Ronaldo kërkon të marrë me vete te Al Nassr edhe lojtarin e Juves

Cristiano Ronaldo mund të mos jetë ylli i vetëm që do të luajë te Al Nassr në Arabinë Saudite. Pas tij janë disa futbollistë që janë përfolur për të veshur fanellën e skuadrës saudite.

“Tuttosport” së fundmi shkruan se Juan Cuadrado është një nga emrat që mund ti bashkohet portugezit. Kolumbiani është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe po mendon një largim të mundshëm.

Al Nassr mund t’i ofrojë një kontratë të majme ndaj dhe mund të jetë një ide shumë e mirë për të qenë sërish në një skuadër me CR7. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?