Cristiano Ronaldo mendon të luajë me Portugalinë deri në vitin 2024
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një nga temat më të nxehta në merkato. Pas eliminimit të Portugalisë nga kompeticioni CR7 e ka të qartë se së shpejti do të vijë koha për zgjedhjen e rëndësishme. I gjithë problemi duket tani në marrëdhëniet me menaxherin Jorge Mendes.
Në shkurt ai do të mbushë 38 vjeç dhe përpara ka dy vendime për të marrë. Nga njëra anë, reflektimi për kombëtaren portugeze, nëse do të qëndrojë apo jo në Kombëtare.
Nga ana tjetër është zgjedhja e klubit me të cilin do të luajë nga janari e në vazhdim. Për momentin ka një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, por dëshira e tij është që të luaje ende në nivele të larta në Evropë.
KOHA JONË SONDAZH

