Cristiano Ronaldo në vështirësi, për momentin ka vetëm një ofertë
Karriera e Cristiano Ronaldo-s mund të marrë një kthesë të fortë dhe të papritur. CR7 është një lojtar i lirë pasi prishi kontratën me Man.United, por kjo nuk mjafton për të gjetur një skuadër të re, të paktën jo në Evropë, aty ku ai dëshiron.
Mbi tavolinën e yllit portugez ekziston vetëm një ofertë, ajo e Al-Nassr, por edhe këtu gjërat nuk janë ashtu siç flitej. Sipas AS, paga është shumë larg asaj që është lakuar në media. Që nga 22 nëntor, ditë kur Man.United njoftoi divorcin me Ronaldo-n, CR7 mori një propozim zyrtar nga Al Nassr, për një kontratë deri në 2025.
Në Evropë janë përfolur shumë për Atletico Madrid dhe Chelsea, por deri më tani nuk ka pasur asnjë kontkat konkret mes palëve për të gjetur një marrëveshje.
KOHA JONË SONDAZH

