FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo parakalon Lionel Messi, garë “kush shënon më tepër”

Nuk kishte si të shkonte ndryshe edhe këtë sezon rivaliteti mes Ronaldos e Messi. Beteja mes tyre, për golashënuesin më të mirë në Spanjë, po kthehet edhe më interesante se ajo mes Realit e Barcelonës për titullin kampion. Ylli i Realit të Madridit shënoi tre gola në fitoren 3-2 ndaj Seviljes, një kundërshtar shumë i fortë në kampionatin spanjoll. Messi shënoi dy gola në fitoren 8-0 ndaj Cordoba.

Ronaldo fitoi këtë vit Topin e Artë, duke lënë pas pikërisht Mesin

Portugezi mori kryesimin e golashënuesit më të mirë në Spanjës me 42 gola të realizuar deri tani në la Liga, ndërsa Messi është në kuotën e 40 golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në mbyllje të garës, Barcelona udhëheq klasifikimin, me dy pikë diferencë ndaj Realit të Madridit.   

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dyja skuadrat e mëdha spanjolle janë edhe gjysmëfinaliste të Champions League. Reali do të udhëtojë të martën dhe do  të përballet në Torno me Juventus, ndërsa Barcelona do të presë të mërklurën në Kamp Noi Bajern Mynih. Dy ekipet spanjolle synojnë finalen dhe nëse Barça dhe Reali kalojnë më tej, për herë të dytë radhazi finalja e madhe e Champions League do të jetë e tëra spanjolle.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?