Cristiano surprizon të gjithë, nis stërvitjen në qendrën stërvitore të Realit

Zhgënjimi i eliminimit nga Kupa e Botës ende nuk është larguar, por Cristiano Ronaldo kërkon të ketë një formë optimale, edhe pse ka mbetur pa skuadër.

Kampioni portugez po përgatitet për pjesën tjetër të sezonit dhe sot u pa në fushat e Valdebebas, qendra sportive e Real Madridit.

Sipas Relevo, futbollisti portugez, tashmë në lojtar i lirë, ka marrë autorizimin nga ish-klubi i tij për t’u stërvitur i vetëm për sa kohë të dojë. Ai është shoqëruar nga djali i tij  i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mënyrë për mbetur në formë optimale dhe për të joshur disa emra të mëdhenj për shansin e fundit, pas divorcit të bujshëm me Manchester United. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?