Cuadrado merr një ofertë sheikësh, gati të largohet nga Juventusi
Juan Cuadrado mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, për shkak të ndryshimeve të shumta që po bëhen në merkato. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se Shanghai Shenua ka propozuar një ofertë shumë të mirë financiare për anësorin kolumbian.
Cuadrado ka kontratë deri në vitin 2020 me Juventusin dhe klubi kinez i ka ofruar 10 milionë euro në sezon 31-vjeçarit, ndërkohë që për bardhezinjtë do të shkojnë 15-20 milionë euro për kartonin.
Juventus është gati të shesë menjëherë për të mbushur arkën, duke vendosur përfudnimisht edhe për qëndrimin e Joao Cancelos, i cili ka qenë në tratativa me City-in.
KOHA JONË SONDAZH

