FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çudira nga Kategoria II/ Portieri i Tomorit: Në Delvinë doli gjarpri në fushë, na futi frikën!

Kategoritë e ulëta në futbollin shqiptar shpesh prodhojnë ‘çudira’, ndërsa portieri i Tomorit ka treguar një histori sa të frikshme aq edhe komike.

Andrea Shumeli ka qenë titullar i padiskutuar te beratasit këtë sezon, ndërsa ka treguar vështirësitë e të qenit futbollist në Shqipëri.

Sipas tij, në ndeshjen ndaj Butrintit e zhvilluar në Delvinë, në fushë ka dalë gjarpri gjë që ka alarmuar lojtarët, raporton newsport.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Kisha dëgjuar ngjarje të rëndomta që ndodhnin në kategoritë inferiore, por jam befasuar nga ato që më kanë parë sytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë dhe dënime ekstreme por jo në të gjitha rastet relatohet nga zyrtarët e ndeshjes.

Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër’, ka thënë mes të tjerash portieri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?