Cungu: Duhet ta “vrisnim” ndeshjen, jam pak i zhgënjyer

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu nuk është shprehur aspak i kënaqur me përgjumjen e ekipit të tij në minutat e fundit duke pësuar dy gola. Sipas strategut shkodran ekipi i tij duhet ta vriste ndeshjen.

“Një barazim i hidhur për mënyrën se si erdhi, ndonëse mund të duket i mirë, kur mendon se u mor përballë Teutës… Nuk është keq si rezultat, pasi luanim ndaj një ekipi mjaft të mirë dhe në transfertë, por jam i zhgënjyer për mënyrën sesi rrodhi loja. Ishim 0-2 dhe mund të kishim thelluar rezultatin, por nuk e kuptova se si skuadra u fut në panik dhe i la fushën kundërshtarit. Si rezultat i kësaj pësuam edhe ato dy gola, që na prishën mundësinë e gëzimit.

Janë në formë të mirë dhe më vjen mirë që shënuan të dy, por më vjen keq që Reginaldo u dëmtua, duke më detyruar të bëj ndërrim. Më pas u munduam të mbyllim më mirë hapësirat, por siç e thashë, humbja ishte psikologjike, pasi skuadra u tërhoq para kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barazimi në fund? E theksova edhe më parë, që duhet ta “vrisnim” ndeshjen, por nuk ia dolëm të shënojmë. Megjithatë nuk duhet të tërhiqeshim kurrsesi dhe jam pak i zhgënjyer me këtë sjellje të skuadrës. Duhet të detyronim kundërshtarin të luante vetëm me topa të gjatë, ashtu siç e bëmë për 75 minuta, por ekipi ndryshoi në mënyrë befasuese”, deklaroi Cungu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?