Cungu: Falendëroj Ramën që i dha impuls ekipit, duhet të shënojmë më shumë

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu nuk është shfaqur shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij pas fitores 3-2 ndaj Kamzës, por nuk i kurseu elozhet për Valdet Ramën.

“Nuk ka ndeshje të lehta. Tani bëhen të gjitha të vështira, me ekipe si Kamza që gjenden në fund, dhe nuk kanë asgjë për të humbur. Këto e bëjnë shumë të vështirë sfidën ndaj këtij ekipe. Edhe me 4 mungesa, u detyruam të arnoheshim. Lojtarët ishin në pozicione të ndryshme. Nuk mund të pretendohej për futboll të bukur, por për 3 pikë.

Rama? Ai ka futboll në këmbë. Çdo tifoz sheh gjëra të bukura tek ky lojtar. Por, ka mangësi në gjendjen e tij fizike. Është në progres. Bëri 45 minuta të plota. Në të ardhmen do jetë edhe më produktiv për ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi nevojë të shënojmë më tepër, dhe të sigurojmë sa më shpejt 3 pikët, e të mos vuajmë deri në fund. Janë kthyer ekipe më të mëdha me rezultate 3-0, e jo më ne që ndejtëm në siklet deri në fund të ndeshjes. Ligji i futbollit i pashkruar, po nuk shënove do pësosh. Këtë frikë e pata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të falënderoj Ramën pasi i dha një impuls tjetër ekipit me inkursionet e tij nga krahu. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi, të zgjidhim situatat më me lehtësi. Bie dakord, janë gjëra evidente. Këto situata i shihni mirë. Dëmtimet dhe mungesat e bëjnë këtë gjë. Shameti dhe Cuculi, dy qendrat, i japin garanci ekipit, që të rrijë ekipi i shkurtër në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?