Cungu: Respekt për Skënderbeun, do të ishim në krye nëse …
Kukësi mban vendin e dytë në renditjen e Superiores me 6 pikë më pak se Partizani dhe shpreson ende te titulli. Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Skënderbeut, trajneri Armando Cungu përpara gazetarëve foli për përballjen e nesërme ndaj korçarëve si dhe gjendjen e skuadrës.
“E kam thënë gjithnjë se ky kampionat nuk është i lehtë për askënd. Nuk mund të parashikosh. Duhet të luftosh dhe të djersish për të marrë 3 pikët. Të gjitha ekipet janë të vështira, nuk bën përjashtim as Luftëtari dhe duhet respektuar. Po bën mirë dhe po merr pikë. Ata kanë nevojë për pikë, por edhe ne kemi nevojë për pikë. Kështu që nesër do të hymë në fushën e lojës për të marrë 3 pikë.
Pres që lojtarët të fitojmë ndeshjen tonë nesër. Problemi i parë dhe kryesor është fokusimi tek ndeshja e radhës dhe kjo ka shumë rëndësi për ne. Ne nuk kemi në letër asnjë ndeshje të lehtë, si asnjë ekip tjetër. Ne jemi të fokusuar për të marrë ndeshjet tona, nuk shohim çfarë bëjnë kundërshtarët. Të bëjmë punën tonë dhe më pas mund të mësojmë për kundërshtarët. Jam i bindur se çdokush do të ndalet. Ka kohë për të gabuar çdokush. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona.
Stadiumi? Kukësi luan jashtë shtëpie dhe kjo nuk është pak. Jam i bindur që po të luanim në shtëpi do të ishim në krye të renditjes gjatë sezonit. Kemi gabuar dhe ne si çdo ekip, rëndësi ka të mësojmë prej gabimeve. Edhe me Teutën kemi gabuar në fund, nuk duhet përsëritur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Deri tani kemi pasur kohë për rikuperime, tani bëhet edhe më e vështirë
Futbolli është i çuditshëm. Mund të luash shumë mirë dhe mund të mos marrësh pikë, por mund të mos jesh në një ditë të mirë dhe merr maksimumin. Kundërshtari duhet të respektohet, kanë lojtarë që luajnë prej vitesh bashkë dhe e njohin lojën e njëri-tjetrit. Edhe në javët e fundit ka pasur rezultate pozitive dhe është një ekip që duhet pasur kujdes. Ne jemi Kukësi dhe duam të marrim maksimumin.
U gëzova që të tre lojtarët shënuan dhe i dhanë skuadrës 3 pikë shumë të nevojshme, por duke parë këtë aspekt shpresoj që të jetë një impuls apo çlirim për Shkurtajn. Nuk është akoma maksimumi i asaj që unë pretendoj dhe pres nga Kukësi. Gjithsesi jemi në përmirësim. Lojtarët po merren vesh me njëri-tjetrin, por nuk mund të them se ky është maksimumi ynë.
Kemi pasur edhe Maliqin që na ka shqetësuar, ashtu si Rroca për shkak dëmtimi. Çdo trajner do ta ketë ekipin e plotë. Në futboll nuk dihet si mund të paraqitet një lojtarë në një ndeshje, ndaj duhet një grup i plotë. Shqetësimet janë normale”, deklaroi Cungu në prag të ndeshjes ndaj korçareve.
KOHA JONË SONDAZH

