Daja: Arbitri vendosi ndeshjen, ja përse qëndroj në Vlorë

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është shprehur se vendimet i arbitrit Indrit Myrtja për të larguar me karton të kuq Ribajn, ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Sipas trajnerit të njohur arbitri kryesor u ndikua nga vendimi i anësorit.

“Me lojtarët që kishim në dispozicion menduam që të formatojmë një 11-ësh për t’iu përgjigjur Partizanit që kryeson me meritë kampionatin. Ajo që më bën përshtypje është që fusha është 70 metra e gjerë me rrethimet dhe anësori e sheh këndej dhe kryesori jo, dhe dënohemi, aty mbaroi ndeshja. U munduam me 10 lojtarë që të përballonim, sigurisht që presioni ishte më i madh i Partizanit, kemi pësuar gol të evitueshëm gjë që ndikoi negativisht. Ekipi luftohet në fushë dhe nga një anësor që është 70 metra larg.

Kam një suport se lojtarët më eksperiencë janë ato që janë në krah të stafit për të motivuar dhe për të bërë atë që quhet motivim i brendshëm. Në fund më 10 lojtarë ndaj Partizanit të vendit të parë është tej mase e vështirë edhe me lojtarë që nuk kanë eksperiencë. Por Flamurtari në këto momente, si ka ardhur situata, mund të hedhim në fushë lojtarë të akademisë, siç kemi bërë, duke veçuar Rrapajn. Vazhdojmë që brenda lojës të shfaqim sa më pak gabime duke llogaritur që ky është kontingjenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë bashkë po tregojmë që të paktën në fushë prodhojmë maksimumin, jemi të motivuar, jemi një grup që përtej pozicioneve e aktivizimit të lojtarëve të ndryshëm të rinj, me eksperiencë jo të duhur, tregojmë që jemi aty ku duhet me situatën që kaloi. Ai motiv që më mban akoma është që brenda Vlorës jam i respektuar nga të gjithë sportdashësit. Të gjithë po vazhdojmë me idenë që gjërat të përmirësohen, jo për këtë kampionat, por për të parë se kush mund të jenë këto të rinjtë që mund t’i bashkohen Flamurtarit në të ardhmen. Pika e kthesës së sotme ishte dalja me karton e Ribajt që dihet që është lojtar që nuk ka probleme me tifozët e kundërshtarët”, u shpreh Daja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?