Dajaku rrëfen debutimin te Bayerni dhe raportet me disa nga yjet e ekipit

Fundjava e kaluar ishte vërtetë e veçantë për Leon Dajakun, 18-vjeçarin kosovar i cili në minutat shtesë të sfidës mes Bayern dhe Wolfsburg u hodh në fushë duke debutuar me kampionët e Gjermanisë.

Leon Dajaku i transferuar nga Shtutgarti te Bayerni verën e kaluar në këtë sezon është aktivizuar në 19 takime me skuadrën e dytë të Bayernit në Kategorinë e 3-të, teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola.

Në një intervistë për mediat kosovare, sulmuesi i talentuar foli për debutimin me Bayernin dhe raportet që ka me futbollistët e tjerë të bavarezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte fantastike, askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër do debutoja te Bayerni. Ishte një emocion i veçantë. Trajneri i ri i Bayernit ka shumë dëshirë që të luajnë lojtarët e rinj të skuadrës. Pata fat dhe tashmë mund të them kam luajtur me Bayern-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam luajtur me Shtutgartin për 5 vjet dhe ka qenë një kohë shumë e mirë. Prindërit më kanë mbështetur shumë dhe atë që them unë ata nuk e diskutojnë, kalimit te Bayerni nuk mund t’i thosha jo.

Me Thomas Mullerin shkoi shumë mirë. Ai është një lojtar që bën shumë shaka dhe me ‘ngacmon’ me batuta. Kur kam shkuar te Bayerni, ai që më ka mahnitur është Thiago Alcantara, pasi është fantastik me topin në këmbë”, u shpreh Dajaku.

Image result for dajaku bayern munich

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?